Kryeministri britanik, Rishi Sunak: 1800 shqiptarë të dëbuar që nga marrëveshja me Shqipërinë

5 Qershor 2023, 13:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rishi Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak në një komunikim për mediat ka thënë se rreth 1800 shqiptarë janë dëbuar nga marrëveshja me Shqipërinë.

”Marrëveshja e kthimit me Shqipërinë ka çuar në kthimin e 1,800 personave dhe kishte një efekt parandalues, me numrin e njerëzve që mbërrinin nga ai vend me “pothuajse 90%”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka theksuar se janë dyfishuar arrestimet e personave që merren që kalojnë ilegalisht emigrantët në Britani.

Para se të nisja planin tim në dhjetor, numri i hyrjeve të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar me gomone katërfishuar në dy vjet. Disa thanë se ky problem ishte i pazgjidhshëm. Ata kishin humbur besimin te politikanët për të bërë diçka për këtë. Dhe sigurisht, ne kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Por në pesë muajt që kur nisa planin, kalimet tani janë ulur me 20%, krahasuar me vitin e kaluar. Kjo është hera e parë që nga fillimi i këtij problemi që mbërritjet midis janarit dhe majit kanë rënë në krahasim me një vit më parë.”

 

Video