9-vjeçari u përplas për vdekje në lokalin e babait, fqinji: Edhe gjyshi i tij me të njëjtin emër vdiq po nga një aksident

5 June 2023, 13:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
9-vjeçari u përplas për vdekje në lokalin e babait,
Fqinjët e 9-vjeçarit

Fqinjët e 9-vjeçarit që humbi jetën nga aksidenti tragjik thonë se shpejtësia me të cilën ka ardhur makina dhe është përplasur në lokal ka qenë shumë e lartë.

Një fqinj tha për mediat se edhe gjyshi i 9-vjeçarit, me të njëjtin emër Sherif, ka ndërruar jetë nga një aksident 9 vite më parë.

‘E kam fqinj. Nuk të lënë rehat në punë tënde. Unë nuk e di se çfarë bën ky shtet kjo polici! Ka qenë në punën e vet. Ka qenë me shpejtësi marramendëse edhe gjyshi me të nijetin emër ka ndërruar jetë nga një aksident 10 vite më parë. I vendosën emrin djalit të vogël Sherif, si gjyshi.’- tha fqinji.


Video