"Mashtrimi 3 milionë EURO në postën 'ADEX'"/ Zbardhet dëshmia e Alma Beqirit

5 Qershor 2023, 12:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në foto: Alma Beqiri

Është zbardhur dëshmia e Alma Beqirit në sallën e gjyqit, ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare 'ADEX'.

Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 milionë siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”  tha Beqiri.

Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë  “arrest me burg” për Alma Beqirin. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Kujtojmë se Alma Beqiri shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

Video