PAMJE TRONDITËSE/ Del VIDEO e aksidentit tragjik në Bërxullë ku humbi jetën 10-vjeçari

5 Qershor 2023, 13:20Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Del video e aksidentit tragjik në Bërxullë, ku humbi jetën një 10-vjeçar teksa ndodhej në lokalin e babait të tij.

Siç shihet edhe nga pamjet filmike, makina vjen me një shpejtësi skëterrë dhe përplaset në lokal me një mjet tjetër.

Fëmija mësohet se po qëndronte në lokalin e familjes, ndërsa të afërmit kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë.

Policia ka vënë në pranga dy shoferët që shkaktuan aksidentin me vdekje ndërsa nga të dhënat e para njëri prej tyre ka rezultuar në gjendje të dehur.

Video e publikuar nga Report:

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00 të së shtunës, në kryqëzimin e Laknasit, ku buzë rrugës ndodhet edhe lokali ku ishte i ulur 10 vjeçari.

Sipas informacioneve mësohet se fillimisht janë përplasur dy makinat, më pas si pasojë e shpejtësisë njëra ka përfunduar në lokal, ku dhe ka përplasur për vdekje të miturin.

Dy drejtuesit e mjeteve njeri Erjon Hajdini 30 dhe tjetri Naim Allmeta 63 vjeç janë nënshtruar ekzaminimeve mjeksore paraprake. Nga analizat, ka rezultuar se 63-vjeçari Allmeta po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, çka dyshohet se është bërë edhe shkak i ngjarjes. 

Ekspertiza do të kryehet edhe për dy mjetet për të parë gjendjen e tyre teknike si dhe shpejtësinë me të cilën kanë qenë duke lëvizur. Në vendin ku ndodhi aksidenti, banorët thonë se nuk ka asnjë sinjalistik dhe kjo mund te jete një nga arsyet e aksidenteve.

Video