Kreshnik Spahiu ironizon vizitën e Metës në SHBA: Foto te kangjellat e Shtëpisë së Bardhë, drekë peshku me tre emigrantë

13 June 2022, 21:52Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kreshnik Spahiu ironizon vizitën e Metës në SHBA: Foto te
Kreshnik Spahiu dhe Ilir Meta

Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar vizitën e presidentit Ilir Meta në Shtetet e Bashkuara, aty ku ndodhet prej dy ditësh, por ka zhvilluar takime vetëm me anëtarët e organizatës shqiptaro-amerikane “Vatra” dhe nuk ka arritur të sigurojë as edhe një takim qoftë edhe më një zyrtar periferik amerikan.

Marrë shkas nga kjo, Spahiu ka nxjerrë me ironi edhe “agjendën” e vizitës së Metës, ku një prej tyre është foto me kangjellat e Shtëpisë së Bardhë nga trotuari.

Postimi i Keshnik Spahiut:

Axhenda e Presidentit Ilir Meta në SHBA:

– Takim me shoqatën e pensionisteve Vatra,

– Drekë peshku me tre emigrantë shqiptarë,

– Darkë në Picerinë Tetova New-York,

– Mëngjes: kafe me 7 stundent skraparlli në SHBA,

– Blerje kostumesh dhe kollaresh në China Town,

– Drekë dy këngëtare dasmash shqiptare New Jersy

– Intervistë me Radion shqiptare,

– Foto tek kangjellat e Shtëpisë Bardhë nga trotuari,

– Foto me policin e trafikut rrugor,

– Foto me stjuardeset e United Airline ne kthim


Video