Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari që ja ka dërguar në adresë të tij në rrjetet sociale, ku pretendon se në krye të PS-së së Lushnjës do të zgjidhet Ergest Krakulli, baxhanaku i biznesmenti Edmond Bego i dënuar në Itali me 11 vjet burg për trafik heroine dhe kokaine.
Denoncuesi pretendon se procesi për zgjedhjen e kreut të PS-së në degën e Lushnjës është i manipuluar dhe se vendosja e Ergest Krakullit në këtë post do të ndodhë me ndihmën e drejtuesit politik të Qarkut të Fierit, Taulant Balla i cili është përfolur disa herë për miqësi me biznesmenin Edmond Bego. Denoncuesit shton më tej se Ergest Krakulli është me diplomë fallso për Juridik të cilën e ka marrë në Maqedoninë e Veriut.
Kujtojmë se edhe më herët ka patur denoncime se Ergest Krakulli ka qenë në krye të fushatës së PS-së në Lushnjë edhe për zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 Marsit.
Postimi i plotë i Berishës:
Baxhanaku i Edmond Begos do te emrohet me ndihmen e Taulant Begos, Kryetar i PS ne Lushnje.
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.
Mirembrema Doktorr ! Juroi të jeni mirè familjarishte.
DOKTORR ditën e mërkur PS-ja në Lushnje do zhvilloj zgjedhjet pèr kreun e ri të ps-së.Ky është një procest i shitur dhe i manipoluar qe po bejne rilindasit. ESHTE VENDOSUR NGA TAULANT BALLA PER NE KRYE TE PS -se GEST KRAKULLI baxhanaku i EDMOND BEGES ANTARIT TE BANDES SE LUSHNJES Dhe miku i Taulantit . KY Gest Krakulli eshte me diplom falso e ka marr per juridik ne Maqedoni. EDMOND BEGA SPONCORIZON ALDO BAREN NE BURG .DUKE I DHEN NJEREZEVE TE TIJ
NJE LOKAL NE TIRAN QE TE MBAJ ALDO BAREN NE BURG.(DOKTORR CFAR TE THEM I KE TE VERTETA) Respekte i nderuar.