Pavarësisht përplasjeve me Ramën, Dritan Leli nuk harron të urojë PS

12 June 2022, 21:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pavarësisht përplasjeve me Ramën, Dritan Leli nuk harron të

Ndonëse është “i padëshiruar” nga kryeministri Edi Rama dhe deputetët  socialistë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, nuk mund të qëndronte pa uruar Partinë Socialiste në ditëlindjen e 31.

Përmes një postimi në “Facebook”, Leli pak minuta më parë ka uruar PS-në për 31-vjetorin.

“Prej të gjithë socialistëve që zgjodhën të transformojnë Shqipërinë, për të gjithë socialistët që do ta vazhdojnë këtë rrugë edhe në të ardhmen, Gëzuar Ditëlindjen PS!”, shkruan Leli.

Kujtojmë se pasditen e sotme jashtë ambienteve të selisë rozë dhjetëra socialistë janë mbledhur për të festuar ditëlindjen e kësaj force politike.

Në mesin e shumë politikanëve dhe figurave të njohura, tërhoqën vëmendje dhe disa elementë nga opozita. Festës së Partisë Socialiste i’u bashkuan deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari.

Pavarësisht përplasjeve me Ramën, Dritan Leli nuk harron të


Video