Që marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit është në kufijtë e minimales tashmë e dinë të gjithë.
Por zv.kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi ka vajtur një shkallë më tutje, ku duke harruar kostumin e tij zyrtar ka shpërndarë një postim, ku kryeministri i Shqipërisë Edi Rama cilësohet pro-serb.
Kabineti ka reaguar duke u justifikuar se ka qenë një klikim i paqëllimshëm i butonit të shpërndarjes, raportojnë mediat në Kosovë. Po ashtu bëhet me dije se pak minuta pas shpërndarjes, postimi është fshirë.
“Ju kam thënë moti që Edi Rama është burrë i mirë, veç që është pak pro-serb!!”, shkruhej në një postim të Rasim Terziut, të cilin e shpërndau Bislimi.

Në foto shfaqeshin liderët e rajonit përkrah kancelarit gjerman Scholz në Samitin e Selanikut, ndërsa Edi Rama dhe Vjosa Osmani i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit.