Berisha përsërit gafën e Bashës: Ta bëjmë ditën natë! (Video)

11 June 2022, 13:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha përsërit gafën e Bashës: Ta bëjmë
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Në PD janë ndërruar drejtuesit, por gafat mbeten të njëjta. Sali Berisha në mbledhjen me krerët e degëve ka bërë të njëjtën gafë si Lulzim Basha.

Teksa po paralajmëronte protestat, Berisha tha se ka ardhur koha që ta bëjmë ditën natë, por më pas e korrigjoi duke thënë ta bëjmë natën ditë.

“Koha është të bëjmë ditën-natë, më falni natën-ditë”, tha Berisha.

Të njëjtën gafë ka bërë edhe Lulzim Basha më 6 mars 2021, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit gjatë një takimi me të rinjtë teksa tha se do ta “bëjë ditën natë”, në vend që të thoshte “natën ditë”.

“Ndaj le të angazhohemi bashkarisht, kudo që të ndodheni, ta bëjmë ditën natë”, ka thënë Lulzim Basha më 6 mars 2021.

 


Video