Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Selanik të Greqisë ku është takuar me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në një samit SEECP, (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore).
Kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video teksa takohet me Mitsotakis. Ndërkohë pjesë e këtij samiti është edhe presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel.
Synimi i SEECP është që t’u mundësojë anëtarëve të tij t’i afrohen strukturave evropiane dhe euroatlantike përmes forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe transformimit të rajonit në një zonë paqeje dhe stabiliteti.