Meta: Nuk largohem nga politika, qaj hallin e popullit sesi është katandisur

9 June 2022, 23:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta: Nuk largohem nga politika, qaj hallin e popullit sesi është
Ilir Meta, President në detyrë i Shqipërisë

Presidenti në detyrë Ilir Meta u shpreh të enjten se pas 25 korrikut do të jetë aktiv në politikë.

I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se beteja e tij është që Shqipërinë t’ua kthejë shqiptarëve, ndërsa shtoi se Kushtetuta duhet të jetë e paprekshme.

“Të largohesh në këtë moment nga politika, është një braktisje ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk mund të largohem nga politika edhe pse e kisha bërë plan. Por të largohesh në këtë moment nga politika është një tradhti,” tha Meta.

Meta foli dhe për mundësinë e bashkëpunimit me Ramën. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 kanë zbuluar që autor është Edi Rama, dhe për rrjedhojë është i përjashtuar nga mundësia e bashkëpunimit.

Ditët e fundit në media të huaja dhe vendase Meta është akuzuar se ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për lobim për të rregulluar imazhin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas tyre shpenzimet nuk janë deklaruar as në bilancet e partisë dhe as në deklaratat e pasurisë së tij dhe të bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi.

Për këtë pak ditë më parë pati dhe një padi në SPAK nga ish-deputeti Halit Valteri.

E thënë troç, Meta është personi adapt për të qarë hallet e njerëzve dhe i duhet ende politikës, për t’i ndihmuar ata.


Video