Takimi me Bajram Begaj, Topi: Pashë premisa për një presidencë dinjitoze

9 June 2022, 12:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Takimi me Bajram Begaj, Topi: Pashë premisa për një
Në foto: Bamir Topi dhe Bajram Begaj

Presidentit Bamir Topi i la shije të mirë takimi me presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Bajram Begajn. Për "Report TV", Topi u shpreh se takimi mes tyre ishte miqësor e se pa premisa për një presidencë dinjitoze për 5 vitet e ardhshme.

Ai tregoi se për 90 minuta diskutuan për situatën në rajon për luftën në Ukrainë dhe për nevojën që të forcohen marëdhënien e aleancave euro-atlantike.

"Takimi miqësor dhe kortezial. Pashë premisa për një presidencë dinjitozë në këto 5 vite, në funksion të institucionit dhe të integritetit personal. Diskutuam për situatën në rajon, luftën në Ukrainë, nevojën për forcimin e marrëdhënieve dhe aleancave euro-atlantike,"tha Topi.

 


Video