Kur do të marrin fund ekzistenca e bordeve të Çetit dhe Gegës? Arben Ahmetaj: Jemi ende në krizë

9 June 2022, 10:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kur do të marrin fund ekzistenca e bordeve të Çetit dhe
Shefqet Kastrati, Edi Rama dhe Paulin Gega

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj është pyetur sot nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë se kur do të marrin fund bordet që caktojnë çmimet e karburanteve dhe ushqimeve në vend.

Ahmetaj tha se jemi ende ne krizë dhe se qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve.

"Sot morëm një seri detyrash, janë mbi 20 detyra që dha kryeministri për ndjekjen dhe përballimin e krizës. Është një krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do të vazhdojë që të përdorë të gjithë mekanizmat që të frenojë rritjen e çmimeve, u shpreh Ahmetaj. 


Video