Pacolli thirrje Albin Kurtit që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”: Mbështetet nga SHBA

8 June 2022, 21:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pacolli thirrje Albin Kurtit që Kosova t’i bashkohet “Ballkanit
Në foto: Kryeministri Edi Rama dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli kërkon nga kryeministri Albin Kurti që ta bëjë Kosovën pjesë të nismës “Ballkani i Hapur” dhe të mos vetëizolohet kur vendet e rajonit flasin për ura, integrim dhe sfida.

Pacolli shprehet se ka dëshirë ta shohë Kosovën “në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi”, në këtë nismë të mbështetur fuqimisht nga SHBA.

“Sot në Ohër edhe Mali i Zi u bë pjesë e Open Balkans, ndërsa edhe Bosnja ishte aty në cilësinë e vëzhguesit.

Dua ta shoh edhe Kosovën në një klub me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, të mbështetur fuqishëm nga SHBA.

Është koha e duhur (kemi 3 KM shqiptar), aty mund të mirën vendime vetëm në favor të Kosovës, mos u frikësoni! Anglia ishte themeluese e Unionit Europian dhe atëherë kur ajo e vlerësoi doli nga ky union.

Edhe Kosova mund ta bëjë këtë nëse vëren që aty kërkohet te bëhet dicka që shkon ne dëm të Kosovës.

Kosova nuk guxon të hezitoj dhe të paragjykoi në rrugën e integrimit euroatlantik të mbështetur nga SHBA.

Ajo duhet të jetë aty ku flitet për urat, për integrimet dhe për ardhmërinë europiane.

Izolimi i duhet më së paku Kosovës (Edhe Bledi e Berlini i fundit nuk shkuan ne favor te Kosovës).

Nuk ka nevojë të frikësohemi nga vendi ku flitet për sfidat!”, shkruan Pacolli.


Video