Kryeministri Edi Rama, në samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ka folur dhe për marrëdhënien e Serbisë me Rusinë, si dhe me Kosovën.
Në fjalën e tij Rama tha se nuk u prit lufta për të mësuar se si Serbia i ka këto raporte me dy shtetet. Ndërsa e quajti të neveritshme retorikën në fillimit të pushtimit rus në Ukrainë, të disa zërave që u përpoqën sipas tij ta importonin konfliktin në Ballkan.
"Ne e dimë shumë mirë për të ditur marrëdhënien e Rusisë me Serbinë. Mes serbisë dhe Kosovës ka ende konflikt të pazgjidhur këto i dimë gjitha. Por nuk mund të qëndrojmë me kurriz nga e ardhmja por të shikojmë përpara.
Sot jemi këtu sepse duam të vazhdojmë drejt të ardhmes pa oi mbyllur sytë për problemet e pazgjidhura. Problemet zgjidhen vetëm duke u afruar dhe të kuptopjmë sa të rëndësishëm jemi me njëri tjetrin. SHBA ka hedhur dy bomba atomike në Japoni, por sot Japonia dhe SHBA kanë marrëdhënien e ngushtë, tha Rama.