Mes aktivistes Evi Kokalari dhe anëtarëve të FRPD-së ka nisur një përplasje e fortë, pas sulmeve që ajo nisi ndaj kreut të FRPD-së, Belind Këlliçi dhe ky i fundit nuk arriti të zgjidhej nënkryetar partie dhe u tërhoq nga kandidimi për sekretar të Përgjithshëm të PD-së.
Lidhur me këtë përplasje ka ardhur një tjetër reagim nga Kokalari, ku në një postim në rrjetet sociale shkruan se të rinjtë e FRPD-së po shpifin mbi moralin dhe integritetin e saj. Ajo më tej shton me krenari se luftoi me gjithë shpirt për t'ua prerë rrugën dhe se ia arriti qëllimit.
"Klani i Belind Këlliçit që janë në Këshillin Kombëtar, ka tre ditë që më sulmon në format më të shëmtuara, me shpifje mbi moralin dhe integritetin tim.
I mirëpres!!
Pislliku dhe degjenerimi juaj është arsyeja që luftova me gjithë shpirt për t’ju prerë rrugën, dhe ja arrita.
Ngushëllime!
PD-ja ecën përpara me njerëz dinjitoz në krye.
Së shpejti në pushtet!!" shkruan Kokalari.