Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-deputeti, Halit Valteri ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se do të padisë në SPAK, disa politikanë të nivelit të lartë.
Sipas tij bëhet fjalë për një aferë ku janë fshehur pagesa nëpërmjet kompanive nga zyrtarë të lartë.
“Sot në orën 11: 00 do të jem në zyrat e SPAK për të depozituar një kallëzim penal për disa politikanë të nivelit të lartë të shtetit tonë.
Bëhet fjalë për një aferë ku janë fshehur pagesa nëpërmjet kompanive të lidhura ngushtë me zyrtarët në fjalë.
Ftoj mediat dhe gjithkënd të më ndjekë në një deklaratë, pas depozitimit të kallëzimit.
Faleminderit”, shkruan Valteri në Facebook.
