E akuzoi për shkelje të Kushtetutës, Meta i përgjigjet Berishës: Spekullim, i firmos ku të dua dekretet

6 June 2022, 21:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

 

E akuzoi për shkelje të Kushtetutës, Meta i përgjigjet
Ilir Meta

 

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i është përgjigjur për herë të Sali Berishës, pasi ky i fundit e akuzoi për shkelje të Kushtetutës për firmosjen në Staboll të dekretit për lirimin nga detyra të Bajram Begajt.

Meta ka deklaruar  se është njeriu që ka qëndruar koherent me kushtetutën më shumë se kushdo tjetër në këto 30 vite. Ai ka shtuar më tej se Kushtetua nuk ka asnjë përkufizim apo përcaktim se ku duhet të nënshkruhen dekretet, brenda apo jashtë territorit.

“Se çfarë thotë zoti Berisha është e drejtë e tij. Nëse ka ndonjë njeri në këtë tokë më koherent me kushtetutën. Më falni për mungesën e modestisë, por ai është vetëm Ilir Meta.

Ku është e shprehur kjo? Presidenti përgjigjet për zbatimin e Kushtetutës së Shqipërisë, dhe Kushtetuta në nenin 93 e bën të qartë se Presidenti nxjerr dekrete. I nënshkruan në shtëpi, jashtë territorit, nuk ka asnjë përkufizim apo përcaktim. Në rastin e Presidentit është shumë e qartë kur presidenti është në pamundësi të përkohëshme, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe shfrytëzon kopetencat. E gjitha kjo është një spekullim dhe procedura ka qenë shumë e qartë, shumë korrekte dhe shumë transparente.

Ditën që është nënshkruar një dekret i tillë, në Presidencë është administruar, këtu është protokolli i Presidencës, kërkesa për lirimin. Presidenca edhe kur është presidenti jashtë apo në zyrë, funksionon. Në bazë të kësaj kërkese, zyra ligjore, sekretari i përgjithshëm i thonë presidentit që ka ardhur kjo kërkesë. Synohet të realizohet heqja e një pengese për një çështje, dhe presidenti thotë si mendoni ju? Dhe rasti konkret u veprua sipas rrethanave. Në Tiranë, jo në Stamboll, hartohet dekreti në Tiranë që presidenti është diku dhe nuk ka mundësi të vijë, dhe kjo mund të shkaktojë një krizë. Presidenti me përgjegjshmëri e shikon këtë dekret, ky është origjinali, dekreti vjen nga Tirana, dhe e firmos. E merr në mënyrë elektronike dhe e dërgon në mënyrë elektronike." tha Meta në Syri 

 


Video