
Sot zhvillohet dita e dytë e samitit “Ballkani i Hapur”. Liderët e 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur dje në Ohër për takimin e radhës të nismës Open Balkan.
Për herë të parë do të marrin pjesë si vëzhgues Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, të përfaqësuar nga kryeministrat e tyre Dritan Abazoviç dhe Zoran Tegeltija.
Në Ohër kanë mbërritur dje edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
Mikpritësi i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka pritur 4 liderët e vendeve fqinje në një darkë mirëseardhjeje.
Nga 6 vendet e rajonit tonë, mungon vetëm Kosova.
Kryeministri Albin Kurti, e ka njoftuar homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, se refuzon pjesëmarrjen në këtë takim, pasi, siç ka thënë, Kosova mbetet e angazhuar në Procesin e Berlinit.