Rama në darkën e Selanikut, nga dora në sup të Mitsotakis te shpjegimi i kollares ngjyra-ngjyra (Foto)

11 June 2022, 08:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama në darkën e Selanikut, nga dora në sup të Mitsotakis te
Rama u tregon kollaren të pranishmëve në darkën e samitit të Selanikut

Prej mbrëmjes së të premtes në Selanik janë mbledhur udhëheqësit e vendeve të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, të cilëve u është bashkuar edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Në samit marrin pjesë 13 vende e kësaj hapësire gjeografike, përfshirë këtu edhe Shqipërinë që përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama.

Kryeministri postoi një set fotosh nga darka e punës së këtij samiti të mbajtur mbrëmjen e së premtes.

"Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Europës Juglindore)", shkruan Rama. 

Ai shfaqet në disa momente, që kur u shpjegon ngjyrat e kollares të pranishmëve, te dora në sup të Kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis e deri te ulja në tryezë në krah të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Video