Presidenti në ikje i Republikës, Ilir Meta përmes njoftimeve në rrjetet sociale na ka bërë me dije se ndodhet për një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prej dy ditësh ai ndodhet në New York, ku ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare "VATRA - 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar", si dhe në festën e 110-vjetorit të themelimit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”.
Gjithashtu, kreu i shtetit ka vendosur dhe një buqetë me lule në varret e dëshmorëve të batalionit “Atlantiku” të rënë për lirinë e Kosovës, vëllezërve Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyçi.
Pra, takimet e presidentit Ilir Meta në ShBA vërtiten vetëm me anëtarët e organizatës shqiptaro-amerikane “Vatra”. Siç duket, kreu i shtetit shqiptar nuk ka arritur të sigurojë as edhe një takim qoftë edhe më një zyrtar periferik amerikan.
Nuk dihet nëse ai ka tentuar të ketë takime qoftë edhe me një kongresmen apo kryebashkiak të thjeshtë amerikan, por fakt është se deri tani nuk ka zhvilluar, pasi ndryshe do i bënte publike.
A mos ndoshta presidenti Meta ka frikë më të lobojë për takime në SHBA, pas është kallëzuar në SPAK për një lobim në Uashington përmes një kompanie guaskë duke paguar rreth 700 mijë dollarë dhe akuzohet për korrupsion aktiv dhe pasiv në sektorin privat, për fshehje të pasurisë, mospagim të taksave dhe tatimeve dhe shpërdorim detyre? Ndoshta, mund të jetë edhe kjo.
Vlen të theksohet fakti se prej kohësh presidenti Ilir Meta, edhe pse ndodhet në krye të shtetit shqiptar është refuzuar të takohet nga zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë amerikanë edhe gjatë vizitave të tyre në Tiranë. Rastet më konkrete janë vizita e ndihmës Sekretarit Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, si dhe vizita e ish-Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo.
Ndërsa, pas tyre edhe BE duket se po shmang presidentin dhe rasti për të faktuar këtë është vizita e komisionarit për Zgjerimit të BE, Oliver Varhelyi, i cili shmangu një takim më Metën gjatë vizitës në Tiranë.
“Mbyllja e dyerve” nga amerikanët për Metën duke se ka ardhur pas përplasjes që ai pati më ambasadoren Yuri Kim para zgjedhjeve të 25 Prillit, ku e akuzonte atë se po ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.