“Tom Qorri, Kamami, Dine Çami dhe Vis Martinaj”, kush jan֝ë “të fortët” që prangat e policisë nuk po i arrijnë

10 June 2022, 10:07Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Tom Qorri, Kamami, Dine Çami dhe Vis Martinaj”, kush
Të fortët

RENEA ditën e djeshme zbriti në Elbasan për kapjen e të “fortëve” të këtij qyteti por përfundoi vetëm me arrestimin  e njërit prej tyre Kelmend Xhaferrit.

I njohur ndryshe si “Kel Çami”, i cili ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit për incidentin parazgjedhor të vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Kel Çami u shoqërua, teksa ishte duke lëvizur më këmbë në qytetin e Elbasanit, RENEA-s i bënë shoqërimet në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Policia kishte informacion për vendndodhjen e Talo Çelës dhe mendonin se e kishin lokalizuar, por sërish ai nuk është gjetur nga autoritetet. Dyshohet se Çela strehohej në një nga vendet që ka qenë objekt i kontrollit nga RENEA, ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas aksionit të bujshëm të 19 majit.

Kujtojmë se operacioni i Policisë po vijon në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Fier. Vetëm në Elbasan u arrestuan dhjetë persona, të cilët kishin lidhje me botën e krimit.

Mes urdhër arresteve ishte dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Sokol Sanxhaktari i cili ndodhet tashmë në burg për vrasjen e shokut të tij. Ndërsa urdhër arrest kishte edhe për Suel Çelën. Këta akuzohen si koka të grupeve të ndryshme kriminale.

Po ashtu, edhe në Lezhë, mes personave që priten të arrestohen, ishte Ervis Martinaj, i cili ka qenë pjesë e grupit kriminal në vrasjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në vitin 2018. Ky aksion erdhi pas rrëfimit të Nuredin Dumanit i arrestuar më 29 mars të këtij viti.

Të fortët që nuk po bien ende në prangat e policisë:

Ervis Martinaj

Florenc Çapja

Talo Çela

Eljo (Ervis) Bitri

Festim Qoli

Elvin Merlika

Alket Xhixha

Marjus (Suel) Lulaj (Çela)

Agron (Kamber) Mehja

Aleks Çela alias (Tom Qorri)

Agim Gjini

Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)

Abedin Mama (Dine Çami).

VoxNews


Video