Operacioni i SPAK, 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela, Ervis Martinaj dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

19 May 2022, 09:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Operacioni i SPAK, 32 urdhër arreste, mes tyre Suel Çela, Ervis
Ervis Martinaj, Suel Çela dhe dhëndri i Qazim Sejdinit

Një aksion kundër krimit të organizuar po zhvillohet nga SPAK, në disa qytete të vendit, në Tiranë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe në Fier.

SPAK ka kërkuar arrestimin e Suel Çelës, Ervis Martinajt, Fatos Gosës (banda e Peqinit) dhe Sokol Sanxhaktarit (i arrestuar tashmë për një vepër tjetër penale, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini). Po ashtu SPAK ka urdhëruar arrestimin e shtetasit Kamer Merja në Elbasan, një personazh i njohur i botës së krimit, në qytetin ku ndërveprojnë grupet kriminale.

Hetimet për aksionin e sotëm udhëhiqen nga 3 prokurorë, Doloreza Musabelli, Behar Dibra dhe Altin Dumani, ndërkohë që janë 3 grupe kriminale të goditura.


Video