Policia jep detaje zyrtare për atentatin në Sukth: 48-vjeçari u vra në dyqanin e tij

18 May 2022, 21:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia jep detaje zyrtare për atentatin në Sukth: 48-vjeçari u
Policia jep detaje zyrtare për atentatin në Sukth

Policia dha detaje zyrtare për ekzekutimin me armë të Arben Mërkurit në qendër të Sukthit.

Forcat e rendit thanë se një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të Arben Mërkurit, 48 vjeç.

Për pasojë ai u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Viktima ishte me precedentë penalë në fushën e drogës. Ai ishte arrestuar në vitin 2018 për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri.


Video