Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve ka vendosur çmime të reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës, benzinës dhe gazit. Ato do hyjnë në fuqi prej orës 18:00 të kësaj të mërkure.
Bordi ka vendosur një ulje të lehtë të çmimit të naftës, i cili do të shitet me pakicë me 234 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë 222lekë/litër. Ndërsa, çmimi i benzinës ka pësuar një rritje të lehtë, ku do tregtohet me pakicë me 237 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 225 lekë/litër. Më parë nafta tregtohej me pakicë me 237 lekë/litri, ndërsa benzina me 234 lekë/litri.
Ka mbetur i pandryshuar çmimi i gazit, i cili do shitet me pakicë me 90 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë do të jetë 78 lekë/litër
Çmimet e caktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.