"I larë e i ndërruar si bebe", Frrok Çupi krahason Arben Krajën me Giovanni Falcone-n: S'ka pikë burrërie profesionale

18 May 2022, 16:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"I larë e i ndërruar si bebe", Frrok Çupi krahason
Arben Kraja dhe Giovanni Falcone

"Nuk kanë pikë trishtimi, as pikë burrërie profesionale, as pikë frike." Kështu shprehet analisti Frrok Çi për kreun e SPAK, Arben Krajën dhe kryeprokurorin Olsian Çela, teksa i krahason këta dy të fundit me ish-gjykatësin italian Giovanni Falcone, i vrarë nga mafia në vitin 1992.

Në një shkrim të tijin, Çupi shkruan ndër të tjera se Falcone nuk e kishte Amerikën pas vetes, ashtu siç e kanë Kraja dhe Çela, teksa shton se nëse SHBA s’do të mbështeste Shqipërinë, atëherë mafiozët do të na kishin ngrënë me dhëmbë si lepuj.

Analisti shkruan më tej se Kraja dhe Çela i duken si dy burra të sapodalë nga pika e vesës, me flokët të krehur e të lëpirë me kujdes, vetë të larë e të ndërruar si bebe.

Pjesë nga shkrimi i Frrok Çupit:

Nuk dua të tremb prokurorët tanë; as prokurorin e Përgjithshëm, as prokurorin e SPAK. Por edhe sot prokurorët mund të vriteshin në këtë luftë të egër. Falcone nuk e kishte Amerikën pas vetes, këta e kanë. Pa Amerikën as që do t’ia kishim dalë kurrë; mafiozët tanë do të na kishin ‘hëngër me dhëmbë si lepuj’.

‘Inshallah’ as Olsi as Arbeni nuk kanë dëgjuar gjë në jetë për Giovanni Falcone, ‘hero i jashtëzakonshëm i ndërgjegjes’.

Kur i shikoj, si njërin edhe tjetrin, besoj se nuk kanë pikë trishtimi, as pikë burrërie profesionale, as pikë frike. Të dy më duken si dy burra ‘aqua e sapone’, të sapodalë nga pika e vesës. Flokët të krehur e të lëpirë me kujdes, vetë të larë e të ndërruar si bebe, të veshur ‘spic’, me një lëkurë të bardhë e të kuruar sapo kanë dalë nga ‘spa and wellness center’. Nuk e dua këtë lloj burri, megjithatë e pranoj se janë në modë; jo si prokurorë sigurisht, por ndoshta si kamerierë a diçka tjetër.

Kur vdiq Falcone, maj 1992, nuk kishe ku t’i gjeje para të depozituara apo nëpër xhepa, as shtëpi luksi, as vilë, as ndonjë shënim për parfumet. Ai nuk jetonte në bllokun e zyrtarëve mafiozë.

Nuk është kjo çështja e tërë. Çështja është se si prokurori, si inxhinieri apo si gazetari…, me atë çfarë i shikon në bojë, atë do t’i kërkosh edhe në soj.


Video