"Të kam gjetur dollibash", demokrati nxjerr rakinë, Berisha: E kemi tradicionale

18 May 2022, 20:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të kam gjetur dollibash", demokrati nxjerr rakinë, Berisha:
Sali Berisha dhe demokrati me raki

Një demokrat nga Berati ka shkuar për herë të dytë në takimet me Sali Berishën me raki me vete. Pas takimit në kuadër të "Foltoreve", edhe ditën e sotme tek takimi në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet në PD, ai ka nxjerrë shishen e rakisë nga xhepi dhe ka ngritur një dolli për ish-liderin demokrat.

Gjesti i tij shkaktoi të qeshura në sallë, teksa dhe Berisha i ka uruar "gëzuar", ndërsa tha dhe se demokratët e kanë tradicionale këtë gjë.

Qytetari: Bravo doktor për energjinë pozitive, duhet të shtyni pisllëkun stok që ka ngelur nga paraardhësi. Kam mendimin personal sesi PD të bëhet më e madhe. Populli shqiptar është hashashizuar, Duhet të ngrihen grup seksionet, duhet të zgjohen dhe duhet që një ditë PD të organizojë një maratonë.

Atje do të shkojë mosha ime, një i ri dhe një e re, krijohen lidhjet dhe aty krijohet elektorati gri.  Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi ka*a ka*a, por ne nuk e nxorëm jashtë dhe na i bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi me ringritjen e PD.

Kur të shkosh në parlament do t’i thuash Ramës se ka njohuri nga bota e përtejme, që të bisedoj me stafin e botës së përtejme nëse kanë ndërmend të më shpërblejnë mua me xhenet, nëse atje është Rama, le të më çojnë në xhenem mua. Me Ramën bashkë jo. Tani doktor..( nxjerr shishen e rakisë). Të gjithë tv që më denigruan unë nuk jam pijanec Berati.

Berisha: E kemi tradicionale, mos ia merr pijen.

Qytetari: Të kam gjetur dolli bash!

Berisha: Gëzuar!

Qytetari: Duhet të na prish përpara drejt fitores, kastile e mora.


Video