Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në aksin Milot-Mamurras.
Një mjet taksi, i cili po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt, e për pasojë ka humbur jetën një person.
Në taksi udhëtonin shoferi i taksisë dhe gruaja me 3 fëmijë. Gruaja mbeti e plagosur dhe u dërgua në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur që t’u mbijetojë plagëve.
Ky është aksidenti i 11 që ka ndodhur në harkun kohorë të 1 jave në rrugët e qarkut të Lezhës, me 3 viktima dhe 22 të plagosur.
3 fëmijët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe shkak dyshohet se është pagjumësia.