E zuri poshtë traktori, humb jetën një 43-vjeçar në Fier

19 May 2022, 09:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E zuri poshtë traktori, humb jetën një 43-vjeçar në
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Boçovë të Fierit.

Mësohet se 43-vjeçari Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal.

Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

NJOFTIMI

“Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e fshatit Boçovë, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit, ka rënë në kanal dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Video