Aksion "blic" në Elbasan, SPAK lëshon 32 urdhër arreste

19 May 2022, 08:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksion "blic" në Elbasan, SPAK lëshon 32 urdhër arreste
Foto ilustruese

Aksion blic në Elbasan! Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh e në kuadër të këtij vendimi, ka nisur edhe operacioni policor.

Aksioni i forcave RENEA ka nisur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm dhe është ende në vijim.

Pritet të arrestohen 10 persona si pasojë e dëshmisë të dhënë nga Nuredin Dumani.

Personat të cilët do të arrestohen dyshohet se janë pjesëtarë të grupeve kriminale që operojnë në qytetin e Elbasanit, ndërkohë që bëhet me dije se mes tyre janë dhe oficerë policie të cilët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën.

Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacione për aksionin e bujshëm dhe për emrat e personave të ndaluar. 

 


Video