Korça "pushtohet" me flamuj grekë, qytetarët të shqetësuar: Ky qytet nuk është Selaniku (Foto)

28 May 2022, 19:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Korça "pushtohet" me flamuj grekë, qytetarët të

Pamja e Korçës ditët e fundit është bërë objekt shqetësimi e diskutimesh në opinion, për shkak të dhjetëra flamujve greke që janë vendosur ne pedonalen e qytetit.

Në këtë qytet po zhvillohet java kulturore Greke, në kuadër të nismës për njohjen e kulturave dhe traditave të tjera nga qytetarët shqiptarë. Këto aktivitete me rastin e Javës Kulturore Greke zhvillohen nën kujdesin e Ambasadës Greke dhe Ministrisë e Kulturës dhe në këtë nismë janë përfshirë edhe bashki të tjera të Shqipërisë.

Korça "pushtohet" me flamuj grekë, qytetarët të

Por kjo pamje e qytetit të Korçës qe nuk është në asnjë nga bashkitë e tjera, i ka habitur dhe shqetësuar banorët e saj dhe turistet që ndodhen ne qytet.

Gjithashtu në rrjetet sociale ka një boom komentesh kritike. “Ky qytet nuk është Selaniku, është Korça” shkruhet në rrjet dhe postohen fotot e qytetit të mbuluar me flamurin e shtetit grek.

 


Video