Dushi u merr jetën dy vajzave dhe nënës në Fushë Arrëz, dalin EMRAT e viktimave

28 May 2022, 18:01Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dushi u merr jetën dy vajzave dhe nënës në Fushë
Fushe Arrez

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz, ku nëna dhe dy vajzat kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Sipas raportimeve fillestare ka qenë një masë që ka rënë në dushin e familjes.

VOX News mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Kola. Nëna Prendushe Kola 42 vjeç së bashku me dy vajzat e saj Sidorela Kola 18 vjeç, Emiljana Kola 15 vjeç kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra.

Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe ajo ka humbur jetën.


Video