“Përfaqësoi Shqipërinë dhe përkrahu Kosovën pareshtur”, Vjosa Osmani reagon për vdekjen e Bujar Nishanit

28 May 2022, 17:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Përfaqësoi Shqipërinë dhe përkrahu Kosovën
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-Presidentit Bujar Nishani. Osmani ka theksuar se Nishani gjatë jetës së tij ka përkrahur Kosovën pareshtur.

“Presidenti Bujar Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit. Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”, është shprehur Osmani.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve! Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!”.


Video