Meta për Nishanin: Personalitet me vlera të rralla

28 May 2022, 15:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Meta për Nishanin: Personalitet me vlera të rralla
Bujar Nishani dhe Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e Bujar Nishanit në politikë dhe në çështjet kombëtare.

“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe”, shkroi Meta në një status në Facebook.

“Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt. I paharruar kujtimi i President Nishanit. Të prehet në paqen e merituar!”.

Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 55-vjeçare. Ai ishte i shtruar në një spital në Gjermani pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 


Video