Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të votojë sot për emrat e anëtarëve për Kryesinë e PD-së.
Me zgjedhjen e Kryesisë nga Këshilli Kombëtar, përfundon mandati i Komisionit të Rithemelimit.
Mbrëmjen e së premtes Komisioni i Rithemelimit zgjodhi kandidatët për anëtarë të kryesisë të cilët do të kalojnë ditën e shtunë për votim në Këshillin Kombëtar.
Ajo që ra në sy ishte rikthimi në listën e kandidatëve i Jozefina Topalli, Arben Imamit dhe Florion Mimës.
Gjithashtu pjesë e listave ishin edhe deputetja Ina Zhupa si dhe deputeti Kasëm Mahmutaj, të cilët ishin të vetmit që morën pjesë në Kuvendin e 30 Prillit.