Dalin emrat, kush janë katër kandidatët për postin e nënkryetarit të PD

27 May 2022, 17:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin emrat, kush janë katër kandidatët për postin e
Selia e PD

Këshilli Kombëtar i zgjedhur në Kuvendin e 30 Prillit do të mblidhet nesër paradite për të zgjedhur anëtarët e Kryesisë së PD-së, si dhe sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet e partisë.

Sipas statutit të kësaj force politike është kryetari i Partisë Demokratike ai që propozon kandidatët për anëtar të kryesisë dhe më pas është Këshilli Kombëtar që i voton.

Burimet për mediat bëjnë me dije se kandidatë për nënkryetar të Partisë Demokratike janë deputetët Agron Shehaj, Oerd Bylukbashi, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi.

Oerd Bylykbashi e pranoi kandidimin për nënkryetar që mbrëmjen e djeshme gjatë një emisioni televiziv.


Video