Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka deklaruar se do të garojë për tu zgjedhur nënkryetar i Partisë Demokratike.
Ai theksoi se të shtunën Rithemelimi do të mbledhë Këshillin Kombëtar i cili do të zgjedhë Kryesinë e Partisë Demokratike.
“Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej. Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur.
Nga këtu ecim përpara me votë të lirë. Do kandidoj për postin e nënkryetarit të partisë, por kjo do të varet nga besimi i Këshillit Kombëtar." tha Bylykbashi në Syri TV.