Presidenti/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD-së

26 May 2022, 08:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Presidenti/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar të PD-së
Enkelejd Alibeaj

Sot në orën 10:30, Enkelejd Alibeaj ka thirrur mbledhje e grupit Parlamentar të PD-së.

Në këtë mbledhje priten të diskutohen çështje të brendshme të Partisë Demokratike, por edhe për emrin e ri të Presidentit të Republikës.

Kujtojmë se të hënën e 30 majit do të mbahet raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Raundi i parë dhe i dytë dështoi për nxjerrjen e një emri nga radhët e opozitës, sakaq konferenca e kryetarëve sërish nuk prodhoi konsensus mes palëve.


Video