Ilir Meta dhe Yuri Kim shtrëngojnë duart, Monika Kryemadhi i filmon me telefon (Video)

25 May 2022, 10:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta dhe Yuri Kim shtrëngojnë duart, Monika Kryemadhi i filmon me
Ilir Meta

Për herë të parë zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim kanë shtrënguar sot duart.

Ka qenë një aktivitet për trafikimin e qenieve njerëzore që i ka ulur bashkë në një tryezë, diplomaten e lartë te SHBA dhe Kreun e Shtetit shqiptar. Në pamjet e siguruara nga Panorama, duke momenti kur Presidenti Ilir Meta takohet me ambasadoren Yuri Kim.

Situata mes Presidentit Meta dhe ambasadores Kim u tensionua në kohën e zgjedhjeve të 25 prillit, kur Kreu i Shtetit në një deklaratë të tij bëri thirrje që të mbrehen sfurqet dhe sëpatat.

Kjo deklaratë u dënua ashpër nga ambasadorja Kim, e cila në ato kohë u shpreh se ato janë deklaratë për të cilat duhet te mbahet përgjegjësi. Ndërkohë Meta iu përgjigj, duke i thënë që të mos ndërhyjë më në punët e brendshme të Shqipërisë madje u shpreh se është kërcënuar nga ambasadorja. Po ashtu në këtë aktivitet ambasadorja Yuri Kim ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo që vihet re është edhe prezenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.

Ilir Meta dhe Yuri Kim shtrëngojnë duart, Monika Kryemadhi i filmon me

 


Video