Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

28 May 2022, 11:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mimi Kodheli merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e
Mimi Kodheli

Deputetja Mimi Kodheli është zgjedhur kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në facebook.

POSTIMI I KODHELIT: Falenderoj të gjithë anëtarët e Grupit Socialist të Asamblesë NATO, për besimin, mbështetjen dhe votimin unanim në zgjedhjen time si Kryetare të Grupit Socialist të kësaj Asambleje.

Kjo është hera e parë që një përfaqësues i Shqipërisë kryeson një prej 3 grupeve parlamentare, brenda Asamblesë NATO.

Kodheli u zgjodh kryetare e Grupit Parlamentar Socialist brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pas një votimi në mënyrë unanime.

Në fokus të këtij sesioni që ishte parashikuar të mbahej në Kiev është duke u diskutuar situata në Ukrainë, masat konkrete që janë adaptuar nga Aleanca dhe përgjigjia ndaj agresionit rus.


Video