“Bjellivuku i Beogradit”, kush është “ujku i bardhë” i krimit serb për të cilin foli Berisha

28 May 2022, 17:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Bjellivuku i Beogradit”, kush është “ujku i
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, Aleksander Vucic dhe Veliko Belivuk

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në një dalje për mediat ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama ku thotë se ai është i lidhur me bandat kriminale në vend.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-ë ai theksoi se hapjen e negocatave të Shqipërisë me BE e penguan lidhjet e kreut të qeverisë me bandat e Elbasanit, Durrësit dhe të Shkodrës.

“Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Elbasanit” tha Berisha që pak ditë më parë nxiti Dumanin të rrëfejë lidhjet me deputetët dhe prokurorët që njihte.

“Ne na penguan lidhjet e Edi Ramës me krimin. Bjellivuku i Beogradit është Dumani i Tiranës. Një serial killer që vret për llogari të bandave të qeverisë. Cili nuk dinte lidhjet direkte të Ramës me bandën e Elbasanit, Durrësit, Shkodrës? Cili nuk i dinte lidhjet patologjike të Taulant Ballës, me Suel Celën dhe Begon? Të gjithë i dinin. Tani ato kanë dalë sheshit.

Disa muaj më parë në mediat botërore ujku i bardhë i Beogradit u bë personazh i krimit. Tani del qartë se Ramën dhe Vuçiç i bashkon lidhja e tyre me krimin. Dokumente të pakundërshtueshme, akte zyrtare faktojnë se Edi Rama drejton sot një organizatë të vërtetë kriminale. Ky dymetrosh thotë se “unë nuk vjedh se nuk ulem dot të fus dorën në xhepa”, tha Berisha.

Kush është Veliko Belivuk

Veljko Belivuk dhe banda e tij Jeniçerët (të emëruar sipas mercenarëve në kohën osmane në Ballkan) janë të njohur për fuqinë e tyre në Beograd.

Fillimin e kishin me përleshje fizike huliganësh dhe shkatërrim pronash. Më pas Belivuk u akuza për vrasjen e një fansi të klubit Ylli i Kuq në 2015, dhe gjyqi i madh për vrasjen e karateistit Vlastimir Millosheviç në vitin 2017.

Belivuku arriti që të merrte udhëheqësin e huliganëve mbi baza të grupit kriminal të tij të Jeniçerëve, me metoda brutale. Rasti i Belivukut ka hedhur dritë mbi disa çështje të brendshme të shtetit serb – bazuar në hetimet që janë bërë – Belivuk del të ketë lidhje me zyrtarë të lartë në Beograd.

E në krye të kësaj, sigurisht, se është kreu i shtetit serb, Vuçiç, dhe partia e tij. Akuzat ranë mbi Nocak Nediç, sekretari i përgjithshëm brenda qeverisë serbe në kohën kur Vuçiç ishte kryeministër.

Nediç urdhëronte vrasjet nga dy jeniçerët, Belivuk dhe Stankoviç, sipas hulumtimeve të bëra publike nga KRIK. Gjatë seancës dëgjimore të gjykimit të Belivukut, ai, raporton KRIK, ka thënë se presidenti Vuçiç dhe shoqëruesit e tij i kanë kërkuar ‘shumë shërbime’.

Ai në atë seancë dëgjimore ka thënë se Vuçiç e kishte angazhuar që t’i ndalonte të tifozët të brohorisnin kundër tij, siç kishin bërë disa herë duke e fyer në stadiume, si dhe t’i frikësonte njerëzit për të mos protestuar kundër qeverisë së tij.

KRIK thotë se Belivuk ka thënë se e njeh personalisht Vuçiçin, se e ka takuar disa herë, dhe se ka qenë anëtar i Partisë Progresive që nga viti 2011.

“Kam vendosur të them gjithçka me mirësjellje për marrëdhëniet e mija me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ministrin e Policisë, Aleksandër Vulin, vëllezërit e Vuçiçit, miqtë, dhe të gjithë politikanët që na kanë kërkuar shërbime, dhe tani sillen sikur s’e njohin njëri tjetrin, dhe lajnë duart” ka thënë Belivuk.


Video