Detaje të reja mësohen nga atentati me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë në Dobraç të Shkodrës.
Dy prej personave kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Mercedes Benz C-Class”, kur janë qëlluar me breshëri automatiku nga një makinë tjetër që i ndiqte.
Breshëria e kallashnikovit ka lënë dy persona të vdekur në vend, dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.
Makina me targa kroate, siç dallohet edhe nga pamjet, ka humbur kontrollin pasi është qëlluar dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një vend tepër të populluar dhe me shumë kalimtarë të rastit, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve të Vigut”.
Identiteti i personave të vrarë dhe të plagosur është ende i paqartë. Mësohet se policia ka ngritur postblloqe të shumta në hyrje-daljet e qytetit të Shkodrës, pasi autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja.