Pas emërimit të Ilir Prodës në krye të Policisë së Shtetit, gara u hap edhe për drejtues Policie në 12 qarqet e vendit.
Kjo garë ka ngjallur mjaft interes tek dhjetëra efektivë.
Në këtë garë deri më tani janë mbi 43 aplikantë të cilët kanë dorëzuar dokumentacionet për drejtues qarqesh.
7 nga 12 drejtuesit aktualë të Policisë së Shtetit kanë riaplikuar për të mbajtur postin drejtues të Policisë.
Emrat e drejtorëve aktualë që kanë garuar janë:
Ardian Çipa, aktualisht drejtues i policisë së Gjirokastrës.
Alfred Elezaj, aktualisht drejtues i policisë së Lezhës.
Tonin Vocaj, aktualisht drejtues i policisë Tiranë.
Gjovalin Loka, aktualisht drejtues i Policisë Korçë.
Skënder Hitaj, aktualisht drejtues i policisë Durrës.
Ermal Muça, aktualisht drejtues i Policisë Vlorë
Lorenc Panganika, aktualisht drejtues i Policisë së Fierit.
Kujtojmë se Ilir Proda u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas një procesi konkurrimi me më shumë se 10 drejtues të lartë policie.