Shqiptari vr*t UKRAINASIN në Itali, arratiset drejt Zvicrës!

30 Tetor 2024, 14:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Policia

Një 40-vjeçar shqiptar, me një histori të gjatë në krime që përfshijnë trafik droge, grabitje dhe tentativa për vrasje, është në kërkim nga policia zvicerane.

Ai dyshohet se ka vrarë një ukrainas 46-vjeçar, pa vendbanim të qëndrueshëm, në qytetin Saronno në veri të Italisë, të dielën.

Policia italiane beson se pas krimit, autori ka kaluar kufirin drejt Zvicrës përpara se të identifikohej.

Hetimet tregojnë se shqiptari dhe viktima nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe se një debat i çastit ka çuar në konfliktin fatal.

Gjatë grindjes, shqiptari dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar viktimën dy herë në gjoks.

Identifikimi i autorit u bë përmes kamerave të sigurisë, të cilat regjistruan lëvizjet e tij.

Falë regjistrimeve të tjera të kamerave, hetuesit po përpiqen të gjurmojnë itinerarin e arratisjes së tij.

Sipas raportimeve, shqiptari mendohet të jetë tani në kantonin e Ticinos.

Autori rezulton të jetë i pastrehë dhe thuhet se banonte në kushte të vështira, në një ndërtesë të braktisur në Cairate, të cilën e përdorte për strehim.

Megjithatë, kur policia kontrolloi ndërtesën të hënën, ai nuk ishte më aty.


Video