Policia çon në prokurori Dilaverin, protestuesin e veçantë të kryeqytetit! I hodhi kos Fredi Belerit

30 Tetor 2024, 15:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dilaver Nelaj

Policia e Tiranës ka dërguar në prokurori protestuesin Dilaver Nelaj, i cili në shenjë proteste, i hodhi kos dhe vezë eurodeputetit të Greqisë Fredi Beleri.

Dilaver Nelaj është një personazh i njohur për Tiranën, për shfaqjet e tij të veçanta teksa proteston i vetëm.

Edhe ditën e djeshme, në shenjë revolte ndaj Belerit, një politikan i lidhur me qarqet ekstremiste të Greqisë dhe i dënuar tre herë me vendim të formës së prerë, një herë nga gjykata e Athinës, Nelaj zgjodhi të shprehë revoltën në mënyrën e tij unike.

Ai u ndalua sot nga policia, pas reagimit të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, dhe tashmë do të përballet me akuzat duke u hetuar në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Kanosja" dhe "Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga nenet 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, përpara Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, dyshohet se ka goditur me produkte ushqimore shtetasin F. B., me detyrë eurodeputet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Video