Abuzime edhe me të sëmurët mendorë, si u shtuan kostot e ndërtim...
5 Dhjetor, 22:19Fokus
Një atentat me armë zjarri ka lënë të paktën dy viktima dhe dy të plagosur në gjendje të rëndë, sipas informacioneve paraprake nga Shkodra.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë monumentit “5 heronjtë e Vigut” në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës.
Nga pamjet e siguruara nga Voxnews.al, nga vendi i atentatit, dallohet se në shënjestër ka qenë një makinë tip “Mercedes Benz” me targa të huaja, që është qëlluar me armë zjarri dhe më pas ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa forca të shumta të policisë dhe pesë ambulanca kanë mbërritur tashmë në vendngjarje.