Kamioni ngec në kthesë, i bllokuar prej 2 orësh kalimi në Llogara

9 Nëntor 2023, 19:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafiku në Llogara dhe kamioni i bllokuar

Aksi Orikum - Himarë raportohet të jetë i bllokuar prej disa orësh, ndërsa trafiku është rënduar nga të dyja korsitë.

Shkak është bërë një kamion i tonazhit të rëndë, e cila ka ngecur në kthesat e Llogarasë. Kamioni ka ngecur për shkak të manovrës së gabuar dhe kthesës së fortë.

Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e automjeteve po kthehen për të kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të orientuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.


Video