Ka vrarë dy persona duke i shtypur me makinë, arrestohet Dritan Memolla

9 August 2023, 20:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ka vrarë dy persona duke i shtypur me makinë, arrestohet Dritan
Foto ilustruese


Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme një person me precedent të mëparshëm penal, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri me vete.

Në pranga është vënë Dritan Memolla, teksa ka tentuar t’i largohet policisë dhe ka hedhur pistoletën.

Sipas raportimeve në media Dritan Memolla është person i njohur për policinë e Durrësit, pasi është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person, ndërkohë po ashtu në vitin 2018 ka shkaktuar një tjetër aksident me vdekje.


Video