19-vjeçari që ra nga kati i dytë i një resorti turistik në Ksamil, është kamarieri që kishte shkuar të punonte aty gjatë sezonit veror.
Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Anduel Hoxha nga Lushnja i cili punonte si kamarier në resortin Kep Merli. Ai ra nga kati i dytë rreth orës 03:00 pas mesnate, në rrethana ende të paqarta.
I riu u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës, dhe më pas u nis drejt Tiranës për mjekim të specializuar.
"Rreth orës 03:00, të mëngjesit të sotëm, Stacioni i Policisë Ksamil është njoftuar se ka shkuar për të marrë mjekim në spitalin e Sarandës, shtetasi A. H., 19 vjeç, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një resorti për pushime, në Ksamil.
19-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ku po merr asistencë të specializuar mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën", bën me dije policia.