Pushuesi përplaset nga fadroma që pastronte plazhin, dërgohet me urgjencë në spital

9 August 2023, 14:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pushuesi përplaset nga fadroma që pastronte plazhin, dërgohet me
Pamje nga vendi i ngjarjes


Një plazhist ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një fadromë që shërbente për pastrimin e plazhit në Pogradec.

Policia bën me dije se pushuesi A.K., 53-vjeç ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Është e paqartë mënyra se si ka ndodhur aksidenti i pazakontë.

Informacion paraprak nga policia:

Rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues shtetasin D. P., 31 vjeç, ka goditur shtetasin A. K., 53 vjeç (pushues), i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.

Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video